Lips tattoo është një teknikë moderne e makeup-it gjysmë-permanent që i jep buzëve ngjyrë të njëtrajtshme, formë të rregulluar dhe pamje natyrale të freskët. Pigmenti vendoset me kujdes në shtresat sipërfaqësore të lëkurës për të krijuar efektin e buzëve të lyer lehtë gjatë gjithë kohës, pa nevojën e buzëkuqit të përditshëm.
Kjo teknikë ndihmon në korrigjimin e simetrisë së buzëve dhe përmirëson konturin e tyre, duke i bërë më të definuara por ende natyrale. Rezultati është një pamje elegante, e qëndrueshme dhe shumë praktike për përdorim të përditshëm.