“SHPPAT” është krijuar në Janar 2020 dhe është organizim vullnetar i profesionistëve të fushës së Përkujdesjes dhe Artit Trupor, në të mirë dhe në interes të tyre dhe të publikut në tërësi, në përputhje me vizionin, misionin dhe objektivat e saj. “SHPPAT” është krijuar në bazë të ligjit nr.8789, datë 07.05.2001 “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, si dhe në bazë të Aktit të Themelimit të “Shoqatës së Profesionistëve të Artit dhe Kujdesit të Trupor”.
Misioni i “SHPPAT” është lehtësimi i zhvillimit të profesionistëve në fushën e përkujdesit dhe artit trupor në Shqipëri dhe në mbarë hapësirën shqipfolëse dhe më gjerë, përmes mjeteve të ndryshme dinamike dhe të informimit, të projekteve, aktiviteteve trajnuese, të aftë të ndikojnë në politikat dhe veprimet në qeverisje. Të gjithë anëtarët e “SHPPAT” janë profesionistë të cilët shprehin vullnetin për të qënë pjesëmarrës. Anëtarët mund të jenë profesionistë në fushën e kujdesit për shëndetin e lëkurës, parukeri, estetikë, grim dhe fusha të ngjashme në Artin dhe Kujdesin e Trupit. Anëtarë mund të jenë edhe përfaqësues të Arsimit dhe Formimit Profesional, politikëbërës profesionistë të fushës, ofrues të produkteve, artistë, anëtarë të medias etj.
Profilet profesionale të të anëtarësuarve në SHPPAT:
Vizioni i “SHPPAT” është të jetë mbështetja kryesore dhe një platformë për profesionistët në fushën e përkujdesit dhe artit trupor, që janë të informuar, të fuqizuar dhe të përkushtuar që të marrin pjesë në vendimmarrje dhe programe që çojnë në një perspektivë më të mire të profesionit të tyre, në një hapësirë social-ekonomike më të drejtë.
Për të mundësuar përmbushjen e vizionit dhe misionit të saj, “SHPPAT” punon për:
Më date 09.07.2020, u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit midis Shoqatës së Profesionistëve të përkujdesjes dhe Artit Trupor (SHPPAT) me President Z. Ilir Tafaj, dhe Dhomës Kombëtare të Zejtarise (DhKZ) me përfaqësues Presidentin Z. Luan Bregasi. Qëllimi i këtij Memorandumi shpreh gadishmërinë e palëve për një angazhim, bashkëpunim dhe interes të përbashkët në rritje të cilësisë së sektorit të zejeve dhe veçanërisht sektorit të shërbimit të fushën e përkujdesjes dhe artit trupor. Duke krijuar një kornizë gjithëpërfshirëse për të lehtësuar aktivitetet ekzistuese dhe të reja të dakorduara në mënyrë reciproke përmes shkëmbimit të informacionit që konsiderohet i përshtatshëm për secilën palë. Përvec kësaj, ekipe të veçanta të Palëve mund të hyjnë në bashkëpunime, ku aktorë të ndryshëm duke përfshirë profesionistë nga fusha e parukerisë, Estetikës, Fizoterapisë estetike, Estetikës masazho kuruese, make-up, etj, mund të bien dakort për të kryer aktivitete të ndryshme promovuese, trajnuese, konkurse etj.