Nëse ju zgjidhni paketën “Gold Member 1+1”, Kongresi ju mundëson që të merrni një koleg/e me ju, dhe secili e perfitoni paketën Gold (e cila përfshin 2 trajnime profesionale) 79 €. (Linku: https://shppat.org/gold-member-1/)
Çfarë përfitoni nëse regjistroheni në “Trajnime profesionale”?
Akses të plotë në referimet e Sesionit Plenar parashikuar në axhendën e Kongresit.
Çertifikatë pjesëmarrje për secilin trajnim që merrni pjesë (me logo nga brandi përfaqësues & firmë nga trajnuesi ndërkombëtar).
Çantë promocionale me materialet e Kongresit dhe produkte profesionale dhuratë.
Pjesëmarrje në Shorteun me dhurata i cili zhvillohet në përfundim të Kongresit.
Komunikim i drejtpërdrejtë me distributorë, përfaqësues të linjave profesionale, lider të industrisë për kujdesin e lëkurës, trajtimet dhe pajisjet më të avancuara etj.
Konsulencë për titujt e karrierës “Ndihmësmjeshtër” dhe “Mjeshtër” nga Dhoma e Zejeve Koblenz, Gjermani.
Intervista dhe mundësi për Network dhe rekrutim stafi nga shkolla profesionale.
Foto profesionale gjatë dhe në përfundim me trajnuesit, individuale & në grup.
Nëse zgjidhni trajnime, pa u bërë pjesë e skemës së paketave, kujdesohuni të kombinoni oraret në mënyrë që të mos ketë përplasje ndërmjet trajnimeve.