Regjistrimi në Seksionet 1- 12 tek Paketa “Professional trainings” ju jep akses, për secilin trajnim, sipas orareve, për të marrë pjesë në aktivitetet e mëposhtme. Pagesa individuale për çdo trajnim është 38€. Kujdesohuni të kombinoni oraret në mënyrë që të mos ketë përplasje ndërmjet trajnimeve.
Fashat orare janë:
11:30-12:30 për 3 seksione
13:00-14:00 për 3 seksione
14:00-15:00 për 3 seksione
15:00-16:00 për 3 seksione
Çfarë përfitoni ju?
1. Akses të plotë në Sesionin Plenar. 2. Çertifikatë pjesëmarrje për secilin trajnim që merrni pjesë (me logo & firmë nga SHPPAT dhe nga trajnuesit ndërkombëtarë)
3. Pjesëmarrje e lirë në sfilatën “Made in Italy” 4. Konsulencë për titujt e karrierës “Ndihmësmjeshtër” dhe “Mjeshtër” nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë dhe Dhoma e Zejeve Koblenz, Gjermani. 5. Intervista dhe mundësi për Network dhe Rekrutim stafi nga shkolla profesionale 6. Komunikim i drejtpërdrejtë me distributorë, përfaqësues të linjave profesionale, lider të industrisë për kujdesin e lëkurës, trajtimet dhe pajisjet më të avancuara etj. 7. Foto profesionale gjatë dhe në perfundim me trajnuesit, individuale & në grup.
8. Çantë promocionale me materialet e Kongresit dhe produkte profesionale dhuratë.
Kliko trajnimet e mëposhtëm për t'u regjistruar. Numri maksimal i trajnimeve në të cilët mund të merrni pjesë është 4 trajnime (1 për çdo fashë orare).
Moduli 1: Mjekësia kineze me teknikat e saj & Moduli 2: Teknikat më të njohura të masazhit në botën e SPA dhe mirëqenies rituale
ose
Mirëqenia e gruas e parë nga një grua. Reflektime mbi mirëqenien e femrës në periudhën e menopauzës
ose
Trajtimi me Keratinën Bioactive Fluid
------
Ekspert për trajtimet e fytyrës- Skin expert & Figura e SPA manager ose e drejtuesit të SPA
ose
Përdorimi i teknologjisë së Lazerit në trajtimet estetike
ose
OLAPLEX - Shkenca e qerpikut nga ekspertët e flokut
-----
Trajtimi i rrudhave pa filler! Teknika e fundit me fije kolagjeni dhe peptide per mbushjen dhe eleminimin e rrudhave
ose
Trajnim profesional Produkti Noage mbi revitalizimin e lëkurës
ose
Modele flokësh dhe grim nusërie nga trendet e 10 viteve të fundit
-----
Transformoni sallonin tuaj të parukerisë në një zonë mirëqënieje: Masazh bioenergjitik në zonën e kokës dhe shpatullave me vajra esenciale për një Hair Stylist apo Berber ambicioz. * Marketimi i sallonit dhe punes tuaj.
ose
Soft-Fx: Analizuesi i lëkurës dhe skalpit për eksperiencën më gjithëpërfshirëse