Këtë vit, OLAPLEX prezanton një produkt të ri, të pa lançuar më parë, i cili do të zbulohet ekskluzivisht gjatë Kongresit të Tretë Ndërkombëtar të Estetikës dhe Kozmetologjisë. Ky inovacion revolucionar ofron dy shërbime të veçanta: rikthimin e formës natyrale të kaçurrelit për flokë më elastikë dhe të definuar, si dhe rigjenerimin e skalpit për të nxitur rritjen e flokëve më të shëndetshëm, më të fortë dhe më të plotë.
Kjo është një mundësi unike për të zbuluar teknologjitë më të fundit të OLAPLEX, që shënojnë një epokë të re në kujdesin dhe rindërtimin e flokëve, duke sjellë rezultate të jashtëzakonshme si për profesionistët, ashtu edhe për klientët e tyre.
10 Vjet OLAPLEX! Një Epokë e Re Fillon!
Në përvjetorin e tij të 10-të, OLAPLEX prezanton një qasje të re shkencore dhe profesionale, e cila përmirëson strukturën e flokut në thellësi, duke ofruar:
Sallonet e bukurisë do të kenë mundësinë të përfitojnë nga shërbime të avancuara dhe teknika inovative, që e çojnë performancën profesionale në një tjetër nivel.
Përfitoni nga ky prezantim ekskluziv!
Ky edicion i kongresit do të fokusohet në përfitimet konkrete të produkteve OLAPLEX dhe mënyrën e përdorimit të tyre në praktikën e përditshme në sallon. Mos e humbisni këtë mundësi unike për të mësuar mbi formulat më të reja që do të revolucionarizojnë punën tuaj me flokët.
Tarifa individuale për këtë trajnim është 59 Euro. Nëse zgjidhni një nga paketat, do të mund të përfitoni 2 trajnime me kohëzgjatje secili nga 90 minuta, për një tarifë të reduktuar.
Paketa Gold Member: 99 Euro
Paketa Gold 1+1: 79 Euro për person (nëse vjen me një kolege)