Tricolabs – Toskanë, Italia: The Perfect Hair Care Service është një mundësi unike për profesionistët që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre në kujdesin e flokëve dhe skalpit! Drejtuar nga Dorina Vogli, një profesioniste me mbi 20 vite karrierë në fushën e kujdesit të flokëve dhe skalpit, ky trajnim është një mundësi për të mësuar nga një eksperte e njohur dhe me përvojë shumëvjeçare. Dorina ka punuar ngushtë me ekspertë ndërkombëtarë dhe ka zhvilluar një qasje unike që kombinon zgjidhje të avancuara për të nxjerrë në pah bukurinë e çdo klienti.
TricoLabs, si qendër e parë CRLAB në Toskanë, ofron trajtime të gjeneratës së fundit dhe zgjidhje të personalizuara për kujdesin e skalpit, rritjen dhe shtimin e flokëve, duke përdorur teknologji të avancuara dhe protokolle ekskluzive. Ky trajnim do t’ju udhëheqë në një rrugëtim të plotë për të rikthyer bukurinë, vitalitetin dhe qëndrueshmërinë e flokëve tuaj, duke përdorur sistemin inovativ të infoltimit CRL, që është një revolucion për ata që përballen me probleme të hollimit ose rënies së flokëve.
Sistemi i infoltimit CRL integron flokë natyralë të papërpunuar në zonat e prekura nga hollimi ose kalvisia. Ky sistem është i personalizuar dhe i përshtatur për nevojat e çdo klienti, duke ofruar një pamje autentike dhe natyrale. Është një zgjidhje ideale për burra dhe gra të çdo moshe, nga hollimi i lehtë deri te rastet e alopecisë totale. Procesi i infoltimit është jo-invaziv dhe ofron një mundësi praktike dhe të qëndrueshme për të arritur një pamje natyrale dhe lirinë për të jetuar çdo moment të ditës pa kufizime.
Procesi hap pas hapi i infoltimit CRL:
Kohëzgjatja: 90 minuta
Ekspert: Dorina Vogli, profesioniste me mbi 20 vjet përvojë
Location: Iliria 1, MAK Albania Hotel (Ish Sheraton), Tiranë, Shqipëri
Eksperiencë unike: Demonstrim LIVE
Për herë të parë në Shqipëri: Një trajnim ku pjesëmarrësit mësojnë mbi teknikat e infoltimit dhe kujdesit të flokëve
Vendet janë të kufizuara ? Rezervoni tani!