Kreu>Butterfly and Melting Technique by K89 Academy

Butterfly and Melting Technique by K89 Academy vjen për të sjellë një përvojë të veçantë për profesionistët e parukerisë! Ky trajnim inovativ është një mundësi unike për të mësuar dy teknika të fuqishme që po transformojnë industrinë: Butterfly Technique dhe Melting Technique. Të udhëhequr nga dy profesionistë dhe teknikë të brandit K89, Ferran Miguel dhe Florian Santos, këta trajnerë nga Spanja, do të ofrojnë një demonstrim LIVE për pjesëmarrësit. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë drejtpërdrejt nga edukatorët e brandit për këto 2 teknika, duke i përvetësuar ato në detaje dhe duke i aplikuar menjëherë në punën e tyre në sallonet e bukurisë.

Ky është momenti juaj për të mësuar nga profesionistët më të mirë të industrisë! Ferran Miguel dhe Florian Santos janë ekspertë të njohur në Europë dhe kanë punuar me disa nga markat më të mëdha ndërkombëtare, duke sjellë një eksperiencë ekskluzive dhe një mundësi të jashtëzakonshme për të përmirësuar teknikat tuaja.

Vendet janë të kufizuara! Ky trajnim është një mundësi që nuk duhet ta humbisni për të mësuar teknikat më të avancuara dhe për të rritur nivelin tuaj profesional. Rezervoni vendin tuaj tani dhe bëhuni pjesë e kësaj eksperience transformuese që do t’ju ofrojë aftësi të reja për të aplikuar në punën tuaj të përditshme.

Kohëzgjatja: 180 minuta
Ekspertët: Ferran Miguel dhe Florian Santos
Location: Iliria 1, MAK Albania Hotel (Ish Sheraton), Tiranë, Shqipëri
Eksperiencë unike: Demonstrim LIVE
Vendet janë të kufizuaraRezervoni tani!