Kreu>Kongresi i Tretë Ndërkombëtar i Estetikës së Avancuar dhe Kozmetologjisë

Data: 29 Maj 2025
Vendi: MAK Albania Hotel, Tiranë
Organizuar nga: SHPPAT – Shoqata e Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor

Këtë vit, ne sjellim për herë të parë në Shqipëri seksione LIVE PRAKTIKE me modele reale për të gjithë profesionistët e fushës së estetikës dhe kozmetologjisë:

Rritje Profesionale – Një platformë gjithëpërfshirëse për estetistët, kozmetologët dhe ekspertët e wellness-it për të zgjeruar njohuritë dhe aftësitë e tyre.

Edukimi & Tendencat e Industrisë – Njohuri mbi tendencat globale të SPA-ve, teknikat më të avancuara të masazhit dhe diskutime profesionale mbi kujdesin e lëkurës.

Produkte & Pajisje të Standardeve të Larta – Prezentimi i distributorëve më të mirë që përmbushin standardet europiane të cilësisë.

Rrjetëzim & Zgjerim Biznesi – Mundësi për të krijuar lidhje me profesionistë ndërkombëtarë, distributorë dhe liderë të industrisë për të rritur biznesin tuaj.

Inovacion & Teknologji – Prezantimi i risive më të fundit në kujdesin e lëkurës, estetikë dhe teknologji të avancuara për wellness.

Trajnime Live & Certifikime – Trajnime praktike, përmirësim aftësish dhe certifikata të njohura për të rritur kredibilitetin profesional.

Mundësi Karriere & Zhvillimi Personal – Diskutime me ekspertë të njohur, këshilla për ndërtimin e një karriere të suksesshme dhe strategji për të maksimizuar suksesin në këtë industri.

Partneritete Ekskluzive – Takime me marka dhe kompani prestigjioze për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi.

Demostrime Praktike nga Ekspertët – Prezantim i teknikave më të fundit estetike dhe trajtimeve inovative nga profesionistë me eksperiencë.

Tendencat e Bukurisë dhe Estetikës Mjekësore – Diskutime mbi trajtimet më të reja në dermatologji estetike, përdorimin e laserëve dhe teknologjive të avancuara për trajtimin e lëkurës.

Marketing & Branding për Sukses – Strategji dhe këshilla për ndërtimin e një brandi të fortë dhe të suksesshëm në industrinë e bukurisë.

Menaxhimi i Qendrave Estetike dhe SPA-ve – Ide dhe praktika për të optimizuar menaxhimin dhe rritjen e qendrave të bukurisë dhe wellness-it.

Strategji për Klientelë të Qëndrueshme – Mënyra për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët dhe për të krijuar një bazë të qëndrueshme klientele.

Njohje dhe Çmime për Profesionistët – Vlerësimi dhe shpërblimi i ekspertëve më të shquar në industrinë e bukurisë dhe estetikës.

Një event i domosdoshëm për të gjithë profesionistët që dëshirojnë të jenë në hap me zhvillimet më të fundit në industrinë e bukurisë dhe wellness-it! 

Informacion mbi trajnimet e ofruara, paketat dhe tarifat do të përditësohen së shpejti. Na ndiqni për më shumë detaje ndërsa përgatitemi për një ngjarje që do të frymëzojë dhe transformojë profesionin tuaj!

💖 Ky kongres nuk duhet humbur – bëhuni pjesë e diçkaje të madhe dhe inovative!
Nxitoni pasi vendet jane SUPER te limituara!!

Regjistrohu këtu:

Axhenda

Nr.OrariAktiviteti i planifikuar
108:15 - 09:00Regjistrimi i pjesëmarrësve (Shpërndarja e çantave me dhurata, badge me emrin dhe shpërndarja e kartave të anëtarësimit për anëtarët e rinj.)
209:00 - 10:30Sesioni Plenar-Salla Iliria 1
310:30 - 11:00Pushim kafe
411:00 - 12:30Masazhi i fytyrës “Bio Lifting Face “ By Antonio Cerrone

DEMETRA Metoda që Transformon Estetikën

10 vjeçari i ri i OLAPLEX

Powder Brows: The Future of Perfect Brows By Samanta Raucci
512:30 - 12:45Pushim
612:45 - 14:15Masazhi i trupit “Sea Massage me aromat e Rivierës Shqipëtare” By Antonio Cerrone

Inovacioni në Estetikë: Kujdes Profesional për Lëkurën me Skin System.al dhe Teknologjitë e Së Ardhmes nga QItaly

Mirëqenia përmes masazhit psikosomatik – një teknikë holistike që çliron trupin dhe shpirtin nga stresi By Carmela Orgezi

Tricolabs - Toskanë, Itali. The Perfect Hair Care Service By Dorina Vogli
714:15 - 14:55Pushim dreke
814:55 - 16:25Lëkurë që Frymëzon: Rinia Fillon me Harmony Progress

Healing Flow: Sen Energy & Therapeutic Stretch Medical Massage By Jidapha Wilkinson

Butterfly and Melting Technique by K89 Academy

E Ardhmja e Estetikës: Trajnim Ekskluziv me Radiofrekuencë dhe LASER MED 3 ACTIONS" By Roberta Zaninoni
916:25 - 16:40Pushim
1016:40 - 18:10Seksioni 13

Direct Marketing për Hotel SPA & SPA Manager By Antonio Cerrone

Depilimi me çerat bimore - trajnim profesional për qendrat estetike By Gama Professional
1118:10 - 18:40Mbyllja e Kongresit (Salla Iliria 1)

Ndarja e çertifikatave për profesionistët që morën pjesë në seksionet përkatëse

Foto me pjesëmarrësit

SHORTEU ME DHURATA nga Partnerët e biznesit për pjesëmarrësit në Kongres

Partnerë biznesi