Mos e humbni mundësinë të jeni pjesë e seksionit trajnues mbi teknikat më inovative dhe trendeve më të fundit të vitit 2024 në fushën e Eyelash Extension.
Do të ketë një demonstrim ekskluziv nga trajnerja e njohur Silvya Mikova, e cila ka një eksperiencë shumëvjeçare në këtë fushë. Është fituese e disa çmimeve të para në konkurse ndërkombëtare me një performancë të shkëlqyer në aplikimin e Lash Extension / Zgjatimit të qerpikëve. Çmimi i saj i fundit ishte ¨Lash artisti of the year¨ ku fitoi vendin e parë. Themeluese e produkteve për kujdesin e qerpikëve prej shumë vitesh si dhe një sipërmarrëse shumë e suksesshme në Londër, Mbretëria e Bashkuar, Marbella, Spanjë dhe Sofie, Bullgari, me tre sallone shumë prestigjioze.
Silvya Mikova do të zbulojë sekretet e krijimit të efekteve të volumit me teknikat klasike të aplikimit, duke revolucionarizuar shpejtësinë dhe efikasitetin e zgjatimit të qerpikëve. Dëshmoni drejtpërdrejt teksa Silvya tregon efektin revolucionar WET EFFECT – një teknikë hibride që ndërthur teknikën klasike (one – to – one) me qerpikët në formë Y për të përforcuar gjatësinë dhe vëllimin.
Mos e humbisni këtë mundësi për të çuar aftësitë tuaja në një tjetër nivel dhe për të zbuluar fuqinë transformuese të qerpikëve Y. Bashkohuni me ne për një eksperiencë të paharrueshme, vetëm me Silvya Mikova.