Master : Marcela Mitrofan Brow lamination është një teknikë moderne për formësimin e vetullave, ku çdo qime vendoset në drejtimin e duhur për të krijuar një formë të pastër dhe të rregullt. E veçanta e kësaj teknike është matja e saktë e vetullave sipas simetrisë së fytyrës, duke siguruar që forma të jetë perfekte dhe e balancuar në të dy anët.
Pas matjes, vetullat stilizohen dhe fiksohen për një pamje më të plotë, të ngritur dhe natyrale. Rezultati është një efekt i rregullt, i pastër dhe i qëndrueshëm që thekson tiparet e fytyrës pa nevojë për mbushje të përditshme.