U pajis me titullin ¨Mjeshtre në profilin Masazheri Estetiko – Kuruese¨, Migena Gega, e cila drejton prej 6 vitesh biznesin e përbashkët me kolegen e saj, në qytetin e Shkodrës.
Kjo bashkëthemeluese e një biznesi mjaft të sukseshëm, e edukuar dhe diplomuar në Qendrën Multifunksionale ¨New Generation¨, u çertifikua nga Dhoma Kombëtare e Zejtarise për njohuritë dhe aftësitë e saj në fushën e Estetikës dhe Masazherisë përballë komisionit dhe profesionistëve.