Mjeshtër Aida Peshku, e para profesioniste e çertifikuar me titullin Mjeshtër në qytetin e Fierit.
U çertifikua nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë për njohuritë dhe aftësitë e saj në fushën e Parukerisë përballë komisionit dhe profesionistëve, e përbërë nga përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë dhe SHPPAT – Shoqata e Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor.