Kreu>Tricolabs – Toskanë, Itali. The Perfect Hair Care Service

Tricolabs – Toskanë, Italia: The Perfect Hair Care Service është një mundësi unike për profesionistët që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre në kujdesin e flokëve dhe skalpit! Drejtuar nga Dorina Vogli, një profesioniste me mbi 20 vite karrierë në fushën e kujdesit të flokëve dhe skalpit, ky trajnim është një mundësi për të mësuar nga një eksperte e njohur dhe me përvojë shumëvjeçare. Dorina ka punuar ngushtë me ekspertë ndërkombëtarë dhe ka zhvilluar një qasje unike që kombinon zgjidhje të avancuara për të nxjerrë në pah bukurinë e çdo klienti.

TricoLabs, si qendër e parë CRLAB në Toskanë, ofron trajtime të gjeneratës së fundit dhe zgjidhje të personalizuara për kujdesin e skalpit, rritjen dhe shtimin e flokëve, duke përdorur teknologji të avancuara dhe protokolle ekskluzive. Ky trajnim do t’ju udhëheqë në një rrugëtim të plotë për të rikthyer bukurinë, vitalitetin dhe qëndrueshmërinë e flokëve tuaj, duke përdorur sistemin inovativ të infoltimit CRL, që është një revolucion për ata që përballen me probleme të hollimit ose rënies së flokëve.

Sistemi i infoltimit CRL integron flokë natyralë të papërpunuar në zonat e prekura nga hollimi ose kalvisia. Ky sistem është i personalizuar dhe i përshtatur për nevojat e çdo klienti, duke ofruar një pamje autentike dhe natyrale. Është një zgjidhje ideale për burra dhe gra të çdo moshe, nga hollimi i lehtë deri te rastet e alopecisë totale. Procesi i infoltimit është jo-invaziv dhe ofron një mundësi praktike dhe të qëndrueshme për të arritur një pamje natyrale dhe lirinë për të jetuar çdo moment të ditës pa kufizime.

Procesi hap pas hapi i infoltimit CRL:

  • FAZA 1 – Rilevimi i parametrave: Identifikimi dhe “vizatimi” i zonës që do të infoltohet, duke përdorur një lexues 3D digjital të kokës për një riprodhim të saktë të formës së kokës.
  • FAZA 2 – Riprodhimi i kafkës: Me teknologji robotike të avancuara, realizohet një kopje e saktë e kafkës së klientit në laboratorin tonë në Itali.
  • FAZA 3 – Zgjedhja dhe përzierja e flokëve: Flokët natyralë të papërpunuar selektohen dhe përzihen për të siguruar një harmoni perfekte me flokët e klientit.
  • FAZA 4 – Përgatitja e bazës: Baza polimerike, e testuar dermatologjikisht dhe personalizuar me ngjyra natyrale, bëhet mbështetje ideale për implantimin e flokëve.
  • FAZA 5 – Implantimi manual i flokëve: Flokët natyralë të papërpunuar implantohen manualisht, një nga një, duke respektuar shpërndarjen, këndin dhe dendësinë natyrale të flokëve të klientit.
  • FAZA 6 – Integrimi dhe stilimi final: Në qendrat CRLAB, sistemi aplikohet me ndihmën e ngjitësve mjekësorë dhe perfeksionohet me një prerje dhe stilim final.
  • FAZA 7 – Mirëmbajtja periodike: Çdo 3-4 javë bëhet një kontroll për të siguruar estetiken dhe funksionalitetin maksimal të sistemit, përfshirë pastrimin, zëvendësimin e ngjitësve dhe, nëse është e nevojshme, një prerje ose stilim.

 

Kohëzgjatja: 90 minuta
Ekspert: Dorina Vogli, profesioniste me mbi 20 vjet përvojë
Vendndodhja: Iliria 1, MAK Albania Hotel (Ish Sheraton), Tiranë, Shqipëri
Eksperiencë unike: Demonstrim LIVE
Për herë të parë në Shqipëri: Një trajnim ku pjesëmarrësit mësojnë mbi teknikat e infoltimit dhe kujdesit të flokëve
Vendet janë të kufizuaraRezervoni tani!

Tarifa individuale për këtë trajnim është 59 Euro. Nëse zgjidhni një nga paketat, do të mund të përfitoni 2 trajnime me kohëzgjatje secili nga 90 minuta, për një tarifë të reduktuar.

Paketa Gold Member: 99 Euro
Paketa Gold 1+1: 79 Euro për person (nëse vjen me një kolege)

Regjistrohu