Përmirësoni Karrierën Tuaj me Trajnimin Ekskluziv për Radiofrekuencë dhe LASER MED 3 ACTIONS
Pajisja dhe trajtimi estetik me Radiofrekuencë Kapacitive dhe LASER MED 3 ACTIONS po sjellin një mundësi të re për profesionistët e industrisë estetike në Shqipëri, me një trajnim ekskluziv nga ekspertët më të njohur. Këtë vit, do të ketë një demonstrim LIVE të këtyre teknologjive të avancuara, të cilat do të udhëhiqen nga Roberta Zaninoni, një eksperte e njohur në fushën e përdorimit të lazerëve për trajtime estetikë.
Radiofrekuenca Kapacitive është një teknologji e përdorur për më shumë se 50 vjet, që është përdorur fillimisht për qëllime kirurgjikale dhe ka evoluar në një opsion të fuqishëm jo-invaziv për trajtimet estetikë. Valët e radiofrekuencës ngrohin shtresat e thella të lëkurës, duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe përmirësuar pamjen e lëkurës. E gjitha ndodh pa ndikuar në shtresat sipërfaqësore, falë sondës së ftohur, e cila ofron mbrojtje nga djegiet dhe shqetësimet, duke garantuar një procedurë të sigurt dhe efektive.
Në të njëjtën kohë, LASER MED 3 ACTIONS është një teknologji e avancuar për depilim të përhershëm dhe për trajtime estetike mjekësore. Ky lazer punon me tre gjatësi vale të ndryshme – 755nm, 808nm dhe 1064nm – që e bëjnë atë të përshtatshëm për çdo lloj lëkure dhe për çdo tip flokësh. Trajtimet janë të sigurt dhe pa dhimbje, edhe për lëkurën më të errët, dhe ofrojnë një rezultat të shkëlqyer falë një sande të specializuar që minimizon çdo ndjesi dhimbjeje dhe maksimizon efektivitetin.
Kohëzgjatja: 90 minuta
Eksperte: Roberta Zaninoni,
Vendndodhja: Iliria 1, MAK Albania Hotel (Ish Sheration), Tiranë, Shqipëri.
Eksperiencë unike: Demonstrim LIVE dhe praktikë në modele reale
Tarifa individuale për këtë trajnim është 59 Euro. Nëse zgjidhni një nga paketat, do të mund të përfitoni 2 trajnime me kohëzgjatje secili nga 90 minuta, për një tarifë të reduktuar.
Paketa Gold Member: 99 Euro
Paketa Gold 1+1: 79 Euro për person (nëse vjen me një kolege)
Mos e humbisni këtë mundësi për të mësuar nga një profesioniste e nivelit të lartë! Rezervoni vendin tuaj tani dhe bëhuni pjesë e një trajnimi që do të ndryshojë karrierën tuaj!