Edukimi
Në periudhën 1985-1989: Ka kryer studimet në shkollën e mesme të përgjithshme “Partizani”, Tiranë
Në periudhën 1989-1992: Ka përfunduar studimet e larta në degën Mësuesi për ciklin e ulët, në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
Në periudhën 2009 – në vazhdim: Ka kryer disa trajnime profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e Menaxhimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe në drejtim të menaxhimit të arsimit dhe formimit profesional. Në këto trajnime është pajisur me:
- Certifikatë nga specialistët gjermanë për ngritjen e një startup, krijimin e një plani biznesi të suksesshëm, Financimin/ fillimin e një biznesi, Taksat/
- Certifikatë nga specialistët gjermanë për menaxhimin e korporatës dhe marketingun.
- Certifikatë nga specialistët gjermanë për pedagogjinë në vendin e punës
Eksperiencat në punë
Në periudhën 1992 – 1997: ka punuar në profile të larta drejtuese, administrative dhe bashkëpronar i Restorantit “Arilta”, Tiranë.
Në periudhën 1994 – 2021: ka patur funksionin e Administratorit/Aksioner i kompanisë “Arilta B”.
Në periudhën 2005- në vazhdim : është angazhuar si Investitor në fushën e ndërtimit.
Në periudhën 2009 -në vazhdim: është themelues dhe Administrator i Kolegji Profesional “New Generation” që ofron arsim dhe formim profesional në drejtimet e Estetikës, Parukerisë, dhe Beauty Therapy. Tashmë Qendra Multifunksionale New Generation, është i vetmi institucion privat i akredituar, lideri kryesor në ofruesit e arsimit dhe formimit profesional.
Eksperienca si Administrator i QMNG
Në periudhën 2009 – e në vazhdim, si drejtues i QMNG, ka organizuar një sërë aktivitetesh në drejtim të rritjes së cilësisë në ofrimin e Arsimit dhe Formimit profesional, si:
- Shkurt 2018 – Tryeze dialoguese me teme: Arsimi dhe formimi profesional, arritjet e deritanishme, sfidat për të ardhmen, organizuar nga New Generation. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte diskutim i hapur i Politikbërësve, Ofruesve dhe Përfituesve të AFP-së. Në këtë tryezë, morën pjesë: Zv. Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Znj. Dajna Sorensen; Përfaqësues nga: Bashkia Tiranë, Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit, Shoqata e Sigurimit të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit, Ambasada, GIZ etj.
- Prill 2019 – Konference me teme: Sfidat në punësimin e studentëve tanë. nxitja e sipërmarrjes individuale. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte: Prezantimi i mundësive që ofron New Generation për punësim; Përputhja e Politikave Vendore dhe Strategjive Kombëtare mbi ofruesit e Arsimit dhe Formimit Profesional dhe punësimin; Sensibilizimi i rinisë dhe familjeve shqiptare mbi përparësitë e Arsimit dhe Formimit Profesional. Referoi Kryetari i Keshillit Bashkiak Z. Aldrin Dalipi. Pjesëmarrës dhe të ftuar: Bashkia Tirane; Politikëbërës të Arsimit dhe Formimit Profesional; Përfaqësues të Biznesit etj,
- Korrik 2020 – Inagurimi i New Generation Startup Zone. Qëllimi i kësaj Zone, është aftësimi nëpërmjet vetëpunësimit të menjëhershëm. New Generation Startup Zone, përfaqëson një nga modelet e suksesshme europiane të nxitjes së bizneseve start up të profesionistëve të rinj të talentuar, që edhe pasi kanë marrë në shkollë përvojë teorike dhe praktikë, nuk janë në gjendje të hapin sallone individuale, pasi ju financimet e nevojshme për infrastrukturën e nevojshme, si dhe aftesitë e të bërit biznes. Këtësipermarrje e komplimentoi dhe nderoi me pjesemarrje gjithashtu Z. Andi Seferi, Nënkryetar i Bashkise Tiranë
- Qershor 2021 – Inagurimi i ambienteve te reja te New Generation. Viti i ri akademik i gjeti studentët e New Generation në ambiente të reja, më komode dhe motivuese për krijimtarinë e tyre profesionale në fushën e parukerisë dhe estetikës.
Bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare
Zoti Ilir Tafaj është promotor i bashkëpunimit me aktoët dhe faktorët që lidhin QMNG me institucionet, bizneset dhe shoqatat e ndryshme
Nëpërmjet punës së tij janë krijuar bashkëpunime zyrtare me:
- AKAFP. Nga ky bashkëpunim, për herë të parë QMNG u përfshi në grupin e parë prej 6 institucionesh, që kryen procesin e vlerësimit dhe akreditimit të programeve 2 vjeçare të studimit. Ky proces shumë i rëndësishëm përfundoi me sukses dhe me VKM nr.9, datë 17 Shkurt 2023 QMNG mori akreditimin 4 vjecar të këtyre programeve.
- Dhomën Kombëtare të Zejtarisë. Studentët e QMNG, kane realizuar për herë të parë, provimin për titullin “Ndihmësmjeshtër” në fushat e parukerisë dhe estetikës. Pas kalimit me sukses të provimit, u organizua ceremonia e parë ku DHKZ certifikoi 60 Ndihmësmjeshtra. Pjesemarrës në këtë ceremoni ishin Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Znj. Anila Denaj dhe përfaqësues nga Bashkia Tiranë, Përfaqësues Biznesi, etj.
- AKPA
- Bashkinë e Tiranës
- Shoqatën e Turizmit
- Universitetin e Mjekësisë Tiranë
- Dhomën e Zejeve, Koblenz Gjermani, etj
Afëtësitë personale
Ilir Tafaj ka aftësi të përsosura në komunikim. Karakterizohet nga pozitiviteti dhe energjia për të marrë përsipër detyra të vështira dhe për tia dalë me sukses.
Ka aftësitë për planifikim, organizim dhe menaxhim. Është kreativ dhe inovator, me vizion për të ardhmen e organizatave që drejton. Gjithmonë është i gatshëm për bashkëpunime. Ndihmon dhe kryen shumë veprimtari bamirëse dhe të ndihmës sociale.