Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në bashkëpunim me Dhomën e Zejeve Koblenz, Gjermani organizuan seminarin me temë “Rregullimet ligjore, të rinjtë në botë e punës”.
Gjatë këtij seminari, ku SHPPAT ishte i pranishëm, u diskutua mbi “Kodin e Sjelljes së Biznesit në lidhje me punësimin e personave nën 18-vjec”. Gjithashtu u trajtuan tema si “Punësimi i të miturve në Republiken e Shqipërisë”; “Parimet që duhet të respektohen nga punëdhënësi për mbrojtjen e fëmijëve”; “Mbrojtje e veçantë për të miturit në vendin e punës” dhe “Konventa Ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve”. Ky aktivitet pati një impakt shumë të madh, interes dhe diskutime nga pjesemarrësit.