SHPPAT në bashkëpunim me Zyrën për: “Informim, Punësim, Karrierë, Trajnim gjatë gjithë jetës”, e cila operon brenda Qendrës Multifunksionale “New Generation”, organizoi konferencë mbi mundësitë e punësimit që i ofrohen studentëve të profileve të ndryshme profesionale në fushën e së bukurës dhe artit trupor. Studentëve ju ofruan informacione të detajuara mbi punësimin dhe integrimin jashtë vendit, konkretisht në shtetin gjerman.
Kjo konferencë u zhvillua në ambientet e Qendrës Multifunksionale “New Generation”, dhe pjesëmarrës ishin studentët dhe kursantët e kësaj Qendre mjaft të suksesshme në Shqipëri.
U dha orientim mbi ndihmën që agjencia REmany ofron kundrejt studentëve të interesuar, si: