Fabjola Shehi, certifikohet si Mjeshtër për njohuritë dhe aftësitë e saj në fushën e Parukerisë së Avancuar, në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë.
Ajo prezantoi inovacionin e saj përballë komisionit dhe profesionistëve të përbërë nga përfaqësues të Dhomës Kombëtare te Zejtarisë, si dhe përfaqësues të Shoqatës SHPPAT.
Pasi është edukuar dhe diplomuar në Qendrën Multifunksionale ¨New Generation¨, prej disa vitesh, është angazhuar si profesioniste në fushën e parukerisë, në: “New Generation Startup Zone”, dhe si pedagoge në “Qendrën Multifunksionale New Generation”.