Shoqata e Profesionisteve të Përkujdesit dhe Artit Trupor (SHPPAT), më datë 8 Qershor,2022, organizoi “Konferencën e anëtarësisë së SHPPAT në kuadër të veprimit/aksionit, në mbrojtje të vlerave profesionale, etike dhe cilësisë”.
SHPPAT është krijuar si nevojë e domosdoshme për të krijuar grupin më të ndjeshëm të interesit, që na bashkon për ecurinë më të mirë të profesioneve të estetikës, parukerisë, Make-up, Artit të thonjve etj.
Ka plot probleme që na bashkojnë në shërbimet e këtyre fushave dhe aq me tepër problematikat në vitin e fundit, duke u bërë mediatike disa shkelje të etikës nga biznese të cilat cënojnë imazhin e profesionistëve të vërtetë!
Kjo konferencë pati për qëllim:
1- Zbatimin e kërkesës ligjore si në të gjitha shtetet europiane: që hapja e një salloni estetike apo parukerie të shoqërohet me kërkesa strikte për kualifikimin e profesionistëve që do të punojnë në të;
2- Të zbatohen kërkesat e Ligjit no. 70/2016 “Për Zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”, ku theksohet që Kushtet e ushtrimit të veprimtarisë zejtare kërkojnë një Mjeshtër që të drejtojë shërbimin.
Në këte Konferencë morën pjesë:
– Përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë;
– Shoqata Shqiptare e Turizmit:
– Përfaqësi dhe distributorë kozmetikë;
– Profesionistë sipërmarrës në Tiranë dhe rrethe, etj.