Kreu>Anëtarësohu

SHPPAT

Anëtarësohu

Misioni dhe vizioni i SHPPAT përputhen me nevojat reale të profesionistëve të cilët operojnë në tregun shqiptar, por edhe të atyre që duan të nisin rishtas këtë rrugë. Ndaj, ka tërhequr vëmendjen e profesionistëve në fushat e estetikës, parukerisë, grimit, kujdesit ndaj thonjve, dhe të gjithë fushave që u dedikohen së bukurës dhe kujdesit ndaj trupit, apo edhe përfaqësues të Arsimit dhe Formimit Profesional, politikëbërës profesionistë të fushës, ofrues të produkteve, artistë, anëtarë të medias etj. Numri i të anëtarësuarve ka patur rritje të ndjeshme, nga individë të cilët duan të jenë protagonistë në këtë hallkë teë zinxhirit kaq të rëndësishëm të shërbimeve të ekonomisë shqiptare.

Formulari i anëtarësimit në Shoqatën e Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor - “SHPPAT”

    Për të finalizuar procedurën e anëtarësimit, nevojitet të paraqiteni pranë zyrave tona për t’u pajisur me kartën e anëtarësimit, si dhe për të paguar tarifën e anëtarësimit. Për detaje, na kontaktoni në:
    Tel: +355 69 206 2724
    E-mail: info@shppat.org