Shoqata SHPPAT organizoi konferencën e dytë për vazhdimin e aksionit për mbrojtjen e vlerave profesionale, etike dhe cilësisë sipas standardeve ligjore që zbatohen në profesionet e mirëqenies dhe artit trupor në vendet e Bashkimit Europian.
Eksperienca gjermane, italiane dhe situata ne Shqipëri.
Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në Shqipëri, përqaqësues nga Dhoma e Zejeve Koblenz Gjermani, specialiste bukurie Itali, përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, përfaqësues të lartë të Bashkisë Tiranë, GIZ Albania etj.