Kreu>Aktivitete>Aktivitet me qëllim...
Aktivitet me qëllim trajnues – Krasimira Petrova

Shoqata e Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor organizoi më datë 1 Dhjetor 2021, ora 10:00-12:00, një seminar me temë “Kujdesi ndaj thonjve & aplikimi i dizenjove”, me pjesëmarrjen e Znj. Krasimira Petrova – Dean of Education (Dekane e Edukimit), CEO dhe zotëruese e “KrasiMira Enterprice” në Vienë, Austri dhe Menaxhere në sallonin “The nail culture”

Ky seminar teoriko-praktik i zhvilluar në lidhje online me Znj. Petrova, ngjalli interes kryesisht në profesionistët e artit të thonjve të cilët shfaqën ambicie për të pasuruar dijet profesionale me teknika inovatore dhe mjaft moderne mbi mënyrën e krijimit të dizenjove në thua të krijuar kryesisht me produktin akrilik si dhe me manikyr xhel (Gelish). Këto teknika u vijnë në ndihmë çdo profesionisti prej vitesh në treg apo edhe profesionistëve të rinj të shfaqin elementë konkurrues në treg të cilët i ndihmojnë të diferencohen dhe të spikasin në punën e tyre.  

Krasimira punon në industrinë e thonjve prej më shumë se 20 vitesh në Hand & Nail Harmony (krijuesit e Gelish, Gelish Hard Gel, VitaGel, PolyGel, ProHesion dhe Morgan Taylor) për më shumë se 9 vite tani. Përvoja e saj në edukimin e thonjve dhe njohja e gjuhëve të shumta evropiane e bëri atë një nga profesionistet më të rëndësishëm për Hand & Nail Harmony. Krasimira ofron trajnime për thonjtë, seminare dhe certifikim edukatorësh në më shumë se 50 vende të botës. Sot Krasimira ofron kurse dhe trajnime të shumta Nail Academy në Vjenë.