Kreu>Aktivitete>Aktivitet me qëllim...
Aktivitet me qëllim trajnues – Silvya Mikova

Tema e këtij aktiviteti ishte “Zgjatimi i qerpikëve si dhe Lifting dhe Botox i Qerpikëve dhe Vetullave¨ me pjesëmarrjen e Ekspertes Ndërkombëtare, Trajnueses Silvya Mikova. U zhvillua më datë 22 Nëntor 2021, ora 10:00-12:00. Qëllimi i tij ishte njohja e të pranishëmve me informacione bazë dhe teknike-profesionale mbi zgjatimin i qerpikëve dhe teknikat më të fundit dhe natyrale të përkujdesit ndaj vetullave dhe qerpikëve nëpërmjet Botox dhe produkteve me qëllim arritjen e rezultatit Lifting. Gjatë kësaj ¨Open Day¨ u zhvillua edhe nje demonstrim i detajuar mbi 3 teknikat e përmendura dhe një ilustrim i përdorimit të secilit produkt. Pjesëmarrësit arritën të kenë një kuptim më të gjerë të temave të trajtuara dhe të përfitojnë dije shumë të vlefshme suplementare në lidhjë me profesionin e tyre, profesionin e së bukurës. 

Disa nga temat e trajtuara në këtë aktivitet ishin:

Çfarë është zgjatimi i qerpikëve?
Si të krijoni nje look natyral?
Si të mos dëmtoni qerpikët natyralë të klientëve?
Cilat janë nivelet e trajnimit që ju nevojiten?
Zgjatje apo lifting i qerpikëve?
Çfarë është Botoxi i Qerpikëve?

Rëndësia e përdorimit të produkteve profesionale.

Kundërindikacionet dhe kur nuk duhet të aplikojmë këto teknika?

Prej 6 vitesh, Silvya Mikova ushtron profesionin e saj në sektorin e përkujdesit ndaj qerpikëve dhe vetullave. Fituese e disa çmimeve të para në konkurse ndërkombëtare me një performancë të shkëlqyer në aplikimin e qerpikëve extension (me zgjatim). Çmimi i saj i fundit ishte ¨Artistja e vitit për qerpikët – Lash artist of the year¨ ku fitoi vendin e parë. Themeluese prej vitesh e firmës së produkteve për kujdesin ndaj qerpikëve si dhe sipërmarrëse shumë e suksesshme në Londër, Mbretëri e bashkuar dhe në Sofia, Bullgari, me dy sallone mjaft prestigjioze.