Workshop – “Qasja e titujve Ndihmësmjeshtër dhe Mjeshtër në fushën e Parukerisë, Estetikës dhe Artit trupor me standardet Gjermane”.
Workshop i organizuar nga SHPPAT (Shoqata e Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor) në bashkëpunim me DHKZ (Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në Shqipëri), si dhe me Dhomën Kombëtare të Zejtarisë në Koblenz, Gjermani.
Ky event u zhvillua më datë 30 Shtator 2021 në ambientet e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, me pjesëmarrje të ekspertëve gjermanë të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë në Koblenz, Gjermani.
SHPPAT në bashkëpunim me DHKZ po punon që qeveria nëpërmjet instrumentave të saj të kërkojë që çdo qendër estetike/sallon të ketë si drejtues teknik një mjeshtër, me qëllim rritjen në cilësi të shërbimeve dhe mbrojtjen e konsumatorit!