Konferencë me qëllim trajnues – Antonio Brtan
U zhvillua konferenca e parë e SHPPAT “Shoqatës së Profesionistëve të Përkujdesit dhe Artit Trupor” me datë 30 Qershor 2021, pranë ambienteve të Qendrës Multifunksionale “New Generation”. Ky takim i parë u konceptua si konferencë online me të ftuar nga fusha e parukerisë.
Në këtë takim, u mbajt referat me temë “Salon Emotion” nga Antonio Brtan, ekspert në menaxhimin e salloneve dhe sipërmarrjen në BE, si dhe Menaxher shitjesh i firmës ndërkombëtare profesionale L’Oreal në Kroaci.
U diskutua mbi mënyrën e krijimit të një programi ekskluziv me 7 hapa, i cili ofron mjetet, elementet, mendësinë dhe trajnimin për të krijuar përvojën përfundimtare për klientët në ambientet e një salloni bukurie. Këto 7 Hapa ndihmojnë çdo profesionist gjatë marrëdhënieve me klientin duke zhvilluar planin e veprimit për të formuar lidhje të thella me klientët dhe të tejkalojnë pritshmëritë e tyre. Gjatë këtij referati u trajtuan edhe elementë mbi legjislacionin dhe sfidat për profesionistët që duan të krijojnë profilin e tyre.
Antonio Brtan ka një përvojë të gjatë pune në sektorin e shitjeve. Filloi në vitin 2009 në Pertinax d.o.o. duke punuar në terren në rajone të ndryshme në Kroaci ku ai fitoi një përvojë dhe aftësi të gjerë. Nga viti 2016 Antonio punon me tregun shqiptar si Menaxher Eksporti. Tani Antonio po punon si Menaxher i Markës Tregtare në Zagreb në L’Oreal. Gjatë karrierës së tij është dalluar për aftësi të forta në shitje; zbatimi i strategjisë së shitjeve dhe trajnimi.