“Shoqata e Profesionistëve të Përkujdesit dhe Artit Trupor” me datë 30 Qershor 2021, pranë ambienteve të Qendrës Multifunksionale “New Generation”, zhvilloi konferencë me temë “Sfidat dhe profili i estetistes në Europë!” nga Barbara Lenoci, Specialiste Bukurie në Romë, Itali.
Disa nga elementët e trajtuar ishin: Estetika dhe formimi i nevojshëm profesional; çfarë duhet të ketë parasysh një profesionist gjatë hapave të para të sipërmarrjes, proçedurat për nisjen e një sipërmarrje në fushën e estetikës në Europë; mënyrat më efektive në fushën e marketing për të arritur rezultatet e dëshiruara; menaxhimi i duhur i një qendre estetike; shërbimet më të shitura estetikë etj.
Barbara Lenoci është një figurë profesionale në Estetikën e Avancuar. Ajo është konsulente, mësuese e bukurisë për masazhet, depilimin dhe përdorimin e teknologjive specifike. Babara aktualisht është Drejtore Teknike në Institutin “Estetica Effect Beauty”.
Ajo ka një përvojë të gjatë në Estetikë, ka filluar të punojë në vitin 1988 në Qendrën e saj në Romë, Itali. Nga viti 2016-2018 Barbara ishte një profesioniste estetike në Sun Fashion ku punonte më së shumti me masazhet e fytyrës dhe trupit, përdorimin e pajisjeve si terapia me lazer, radiofrekuenca dhe shitëse për produkte kozmetike. Aktualisht Barbara mbulon rolin e estetikës profesionale në Effect Beauty në Romë, Itali