? Marrëveshja e anëtarësimit
?SHPPAT? respekton Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008 të Kuvendit të Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ne nuk të lejojmë asnjë formë abuzimi, e cila për pasojë do të çojë në publikim të padëshiruar të të dhënave personale.
Është përgjegjësi e anëtarëve nëse plotësojnë informacione dhe/ose të dhëna të tjerëve apo prej të tjerëve pa lejen e tyre. Ne ju ftojmë të na bëni me dije, nëse gjykoni për raste të komunikimeve të anëtarëve të papërgjegjshëm.
? Mbrojtja e privatësisë
Ne punojmë në çdo moment për të mundësuar një sistem sa me te sigurt dhe të përditsuar në mënyrë që të krijojmë një platformë të sigurt.
Të gjitha informacionet e sistemin tonë janë mblëdhur në databazat tona, të cilat mund të përdoren për qëllime teknike, sigurie etj. Ne mund të shpërndajmë informacion për përdoruesit e sistemit nëse kërkohet të veprojë kështu nga ligji ose nëse një shpërndarje e tillë është e domosdoshme për t?ju përgjigjur thirrjes në gjyq, urdhërit të gjykatës, ose proceseve të tjera ligjore.
? Të dhënat tuaja
Ne mbledhim të dhënat tuaja, si: adresa e Email-it me qëllime dërgimin e Email-eve njoftuese mbi aktivitete, organizime të ndryshme nga SHPPAT, apo njoftime nga palët e treta sipas ligjeve në fuqi.
I anëtarësuari: Duke u anëtarësuar në SHPPAT, ju autorizoni faqen tonë
www.shppat.org të komunikojë informacione lidhur me çështjet e mësipërme si dhe të furnizojë me informacionin tuaj Plaë të treta, si DHKZ, në momentin e aplikimit tuaj për Titull Karriere. Informacioni që do t?ju jepet do të përfshijë të dhënat që ju do i ofroni me vullnet të lirë gjatë plotësimit të formularit të anëtarësimit online. Nga ky moment, është përgjegjësi e të furnizuarit me informacion, të trajtojë sipas ligjeve në fuqi të dhënat personale të të anëtarësuarit. Këto të dhëna nuk lejohet të tjetërsohen pa miratimin paraprak të tij.
? Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale përkufizon të dhëna sensitive, ato të dhëna që kanë të bëjnë me origjinën rracore ose etnike, mendime politike, anëtarësimin në sindikata, besimin fetar ose filozofik, dënimin penal si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale.
www.shppat.org nuk kërkon zakonisht nga përdoruesit e saj informacion mbi të dhëna sensitive, por në rast se ajo do të mbledh të dhëna të tilla ato do të përdoren në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Duke u bazuar në llojin e aktivitetit që ne kryejmë dhe për një shërbim sa më cilësor, ne mund të shpërndajme të dhënat sensitive me furnizuesit dhe nënkontraktuesit tanë për të mbajtur të dhënat tuaja të përditësuara.
? Cookies
www.shppat.org përdor cookies për të mbledhur informacion teknik për të dhëna të caktuara statistikore dhe përdorim të shërbimeve në faqen e internetit. Informacioni teknik i mbledhur mund të përfshijë adresën e protokollit (IP) që përdoret për të lidhur kompjuterin ose pajisjen tuaj në internet, informacionin tuaj të identifikimit, llojin e shfletuesit dhe versionin, vendosjen e zonës së kohës, llojet dhe versionet e shfletuesit, sistemin operativ dhe platformën etj.
Në sistemin tonë, mund të mblidhen informacione nga operatorë të tjerë si Google (Analytics, Search console, etj) dhe Facebook, të çertifikuar sipas standarteve ndërkombëtare që kryesisht shërbejnë për të matur dhe zhvilluar performancën e faqes.
? Opinioni juaj
Për ne është shumë e rëndësishme marrëdhënia e shëndetshme me anëtarët e kësaj Shoqate dhe përfaqësimi sa më dinjitoz i zërit të profesionistëve, dhe mirëpresim opinionin tuaj në lidhje me sa më sipër, ndaj ju lutemi na kontaktoni në email nëse keni sugjerime ose komente. Ne mund të ndryshojmë këtë dokument herë pas herë, duke u bazuar në komentet tuaja dhe nevojave tona për reflektimin korrekt të të dhënave dhe praktikave të aplikuara.
? Ndihmë dhe kontakte
Për pyetje dhe përgjigje mund të na shkruani
info@shppat.al ose mund të na shkruani në WhatsApp në numrin e telefonit
+355 69 206 2724.