Home>Tricolabs – Toskanë, Itali. The Perfect Hair Care Service

Tricolabs – Toskanë, Italia: The Perfect Hair Care Service është një mundësi unike për profesionistët që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre në kujdesin e flokëve dhe skalpit! Drejtuar nga Dorina Vogli, një profesioniste me mbi 20 vite karrierë në fushën e kujdesit të flokëve dhe skalpit, ky trajnim është një mundësi për të mësuar nga një eksperte e njohur dhe me përvojë shumëvjeçare. Dorina ka punuar ngushtë me ekspertë ndërkombëtarë dhe ka zhvilluar një qasje unike që kombinon zgjidhje të avancuara për të nxjerrë në pah bukurinë e çdo klienti.

TricoLabs, si qendër e parë CRLAB center në Toskanë, ofron trajtime të gjeneratës së fundit dhe zgjidhje të personalizuara për kujdesin e skalpit, rritjen dhe shtimin e flokëve, duke përdorur teknologji të avancuara dhe protokolle ekskluzive. Ky trajnim do t’ju udhëheqë në një rrugëtim të plotë për të rikthyer bukurinë, vitalitetin dhe qëndrueshmërinë e flokëve tuaj, duke përdorur sistemin inovativ të infoltimit CRL, që është një revolucion për ata që përballen me probleme të hollimit ose rënies së flokëve.

The CRL hair integration system integron flokë natyralë të papërpunuar në zonat e prekura nga hollimi ose kalvisia. Ky sistem është i personalizuar dhe i përshtatur për nevojat e çdo klienti, duke ofruar një pamje autentike dhe natyrale. Është një zgjidhje ideale për burra dhe gra të çdo moshe, nga hollimi i lehtë deri te rastet e alopecisë totale. Procesi i infoltimit është jo-invaziv dhe ofron një mundësi praktike dhe të qëndrueshme për të arritur një pamje natyrale dhe lirinë për të jetuar çdo moment të ditës pa kufizime.

Step-by-step CRL integration process:

  • PHASE 1 – Rilevimi i parametrave: Identifikimi dhe “vizatimi” i zonës që do të infoltohet, duke përdorur një lexues 3D digjital të kokës për një riprodhim të saktë të formës së kokës.
  • Phase 2 – Riprodhimi i kafkës: Me teknologji robotike të avancuara, realizohet një kopje e saktë e kafkës së klientit në laboratorin tonë në Itali.
  • Phase 3 – Zgjedhja dhe përzierja e flokëve: Flokët natyralë të papërpunuar selektohen dhe përzihen për të siguruar një harmoni perfekte me flokët e klientit.
  • Phase 4 – Përgatitja e bazës: Baza polimerike, e testuar dermatologjikisht dhe personalizuar me ngjyra natyrale, bëhet mbështetje ideale për implantimin e flokëve.
  • Phase 5 – Implantimi manual i flokëve: Flokët natyralë të papërpunuar implantohen manualisht, një nga një, duke respektuar shpërndarjen, këndin dhe dendësinë natyrale të flokëve të klientit.
  • Phase 6 – Integrimi dhe stilimi final: Në qendrat CRLAB center, sistemi aplikohet me ndihmën e ngjitësve mjekësorë dhe perfeksionohet me një prerje dhe stilim final.
  • Phase 7 – Mirëmbajtja periodike: Çdo 3-4 javë bëhet një kontroll për të siguruar estetiken dhe funksionalitetin maksimal të sistemit, përfshirë pastrimin, zëvendësimin e ngjitësve dhe, nëse është e nevojshme, një prerje ose stilim.

 

Kohëzgjatja90 minutes
Expert: Dorina Vogli, profesioniste me mbi 20 vjet përvojë
Location: Iliria 1, MAK Albania Hotel (Ish Sheraton), Tiranë, Shqipëri
Eksperiencë unike: Live Demonstration
Për herë të parë në Shqipëri: Një trajnim ku pjesëmarrësit mësojnë mbi teknikat e infoltimit dhe kujdesit të flokëve
Vendet janë të kufizuaraReserve your spot now!

Tarifa individuale për këtë trajnim është 59 Euro. Nëse zgjidhni një nga paketat, do të mund të përfitoni 2 trajnime me kohëzgjatje secili nga 90 minuta, për një tarifë të reduktuar.

Gold Member Package: 99 Euro
Gold 1+1 Package: 79 Euro për person (nëse vjen me një kolege)

Register here