Artur Muça certifikohet me titullin e karrierës, Mjeshtër me përvojë në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë.
Ai ka ndarë eksperiencën e tij shumë vjeçare si drejtues salloni në profilin e parukerisë përballë komisionit dhe profesionistëve të përbërë nga përfaqësues të Dhomës Kombëtare te Zejtarisë, si dhe përfaqësues të Shoqatës SHPPAT. Prezantoi inovacionin me të cilin vendosi të përfaqësohej përballë jurisë.