Misioni dhe vizioni i SHPPAT përputhen me nevojat reale të profesionistëve të cilët operojnë në tregun shqiptar, por edhe të atyre që duan të nisin rishtas këtë rrugë. Ndaj, ka tërhequr vëmendjen e profesionistëve në fushat e estetikës, parukerisë, grimit, kujdesit ndaj thonjve, dhe të gjithë fushave që u dedikohen së bukurës dhe kujdesit ndaj trupit, apo edhe përfaqësues të Arsimit dhe Formimit Profesional, politikëbërës profesionistë të fushës, ofrues të produkteve, artistë, anëtarë të medias etj. Numri i të anëtarësuarve ka patur rritje të ndjeshme, nga individë të cilët duan të jenë protagonistë në këtë hallkë teë zinxhirit kaq të rëndësishëm të shërbimeve të ekonomisë shqiptare.
Formulari i anëtarësimit në Shoqatën e Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor - ?SHPPAT?
Për të finalizuar procedurën e anëtarësimit, nevojitet të paraqiteni pranë zyrave tona për t?u pajisur me kartën e anëtarësimit, si dhe për të paguar tarifën e anëtarësimit.
Për detaje, na kontaktoni në:
Phone: +355 69 206 2724
E-mail: info@shppat.org