Home>Events>Kongresi i Parë Ndë...
Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Estetikës së Avancuar në Shqipëri

Kongresi i Parë Ndërkombëtar i estetikës së avancuar në Shqipëri u organizua nga “SHPPAT” – Shoqata e Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor, me praninë e profesionistëve në fushat e parukerisë dhe estetikës, distributorë, si dhe përfaqësues të institucioneve të rëndësishme në Shqipëri dhe jashtë saj, si nga universitetet publike dhe private të Mjekësisë në Shqipëri, Presidenti i ?Urdhrit të Infermierëve?, përfaqësues të Shoqatave të tjera profesioniste si ?Shoqata e Fizioterapistëve Shqiptarë?, përfaqësues nga Dhoma e Zejeve në Koblenz Gjermani, si dhe Head of Education në CIDESCO International, Zj. Timea Vaczlavik, e cila bëri një prezantim të CIDESCO-s para pjesëmarrësve.

Arsyet e organizimit te Kongresit të
Parë te profesionistève që operojnë në fushat e sherbimit në shëndetin e lëkures, ne sherbimet e perkujdesit dhe artit trupor:

  1. Shërbimi ndaj shendetit te lëkures perfshin jo vetem Mjekësine/Farmacine si fusha kryesore e sherimit nga sëmundjet, por edhe armaten e madhe të profesionistëve estetiste, te masazherise estetike, prodhuesve/distributorëve te sherbimit te mireqenies ne pergjithësi.
  2. Kongresi rreh tema te industrise beauty ne Shqipëri, si pjese e pandarë e Europës. Programi permban diskutime mbi kujdesin e lëkures probiotike, zgjidhjet e akneve, tendencat e tregut të spa, ujërat shëruese dhe me shume nga profesionistet kryesore te estetikës, kujdesit te lëkures dhe spa, etj.
  3. Harmonizimi i ketyre sherbimeve, duhet shoqëruar edhe me produktet e duhura, sa me cilësore, qe i ofrojne distributoret serioze qe kuptojne dhe zbatojne ligjshmërine europiane te cilèsise.
  4. Jo me kot organizatori dhe mbeshtetësi kryesor i ketij kongresi eshte QMNG, si lideri kryesor ne ofruesit e arsimit dhe formimit profesional, sepse te githa njohurite, produktet nuk mund te vihen ne zbatim pa
    pasur profesioniste te zote, qe drejtoine sallonet/SPA dhe kerkojne cilesi ne sherbimin estetik ndaj klientit. Ky sherbim sot eshte bere pjese e jetës dhe
    mirëqenies se popullsisë.
  5. Koha e mbajtjes s? këtij Kongresi eshte ne muajin e aktiviteteve trajnuese qe organizon QMNG me ekspertet italiane dhe ne javen italiane qe organizoi ICE. Prandaj nie seksion i tere i perkushtohet javes së kulturës italiane.