🔹 Gjatë gjithë muajit Dhjetor, SHPPAT organizoi disa aktivitete me ekspertë gjermanë të fushës së përkujdesjes dhe artit trupor.
Me pjesëmarrjen e:
🔹Z. Michael Müller, Ekspert në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë, Koblenz
🔹Znj. Cinzia Saquella, Eksperte në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë, Koblenz
🔹Znj. Sophie Steden, Eksperte në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë, Koblenz
Çështjet për diskutim:
➖Rëndësia e eksperiencës Gjermane në titujt profesionalë;
➖Sfidat dhe eksperienca e SHPPAT dhe New Generation në dhënien e titujve dhe njohjen ndërkombëtare të tyre;
➖Cilësia e kualifikimit të mjeshtrave dhe rëndësia në tregun e punës;
➖Komponentët vlerësues për titullin “Mjeshtër”;
➖Njohuritë e nevojshme për marrjen e titullit “Mjeshtër”.
Gjatë kësaj vizite, u zhvillua konferenca me ekspertët e ftuar nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në Koblenz, Gjermani, në ambientet e Qendrës Multifunksionale New Generation si dhe Workshop në ambientet e New Generation Startup Zone.
Tre ekspertët gjermanë ndanë me ne hapat nëpër të cilët kalohet për t‘u pajisur me Titullin Mjeshtër në Gjermani.